Gjirokastër- 16 komuna pa drita, Ruli: CEZ të mbajë përgjegjësinë
Gjirokastër- Janë plot 16 komuna në qarkun e Gjirokastrës që po vuajnë mungesën e energjisë elektrike prej disa ditësh. CEZ duhet të mbajë përgjegjësinë e saj lidhur me mungesën e energjisë ndërsa njësitë vendore mund ta menaxhonin më me efektivitet situatën e krijuar nga dëbora në këtë qark.
Këto janë disa nga deklaratat e ministrave Spiro Ksera dhe Genc Ruli gjatë mbledhjes së shtabit të emergjencave në Gjirokastër. Gjatë mbledhjes së sotme u bë një panoramë e gjëndjes në këtë zonë dhe u konfirmua problematika e rrugëve, komunave të izoluara si dhe mungesa e ushqimeve, ujit dhe energjisë elektrike.
Edhe pse Gjirokastra nuk u klasifikiua si ndër qarqet më problematike, dy ministrat bënë thirrje për një menaxhim më të kujdesshëm të situatës ndërsa ministri Ruli theksoi se do fillojë rikostruksioni në disa nga rrjetët shpërndarëse të energjisë selektrike në këtë qark.
Shkrime të tjera me interes:
- Shqiptarët, pa drita por me faturat më të shtrenjta në rajon Tiranë- Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëria është më i...
- Denoncim: Banorët pranë Kodrës së Diellit, 3 orë drita në 24 orë Tiranë- Një nga lagjet më të reja në Tiranë, Kodra...
- Shqipëria pa drita, Naço e mohon: S’ka kufizime, por janë defekte teknike Tiranë- Pavarësisht se i gjithë vendi po vuan ndërprerjen e...