E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaku përplaset me institucionet vendore

Institucionet e vendit dhe koncensionari i Aeroportit të Prishtinës, duket se nuk kanë qartësuar gjithçka rreth përgjegjësive në menaxhimin e aeroportit, “Adem Jashari”. Për këtë arsye akoma vazhdon të ketë probleme mes kompanisë Limak de Lyon dhe segmenteve vendore të kontrollit ajror, raporton RTK.

Fërkimet, sipas zyrtarëve vendorë ,vijnë nga mos përmbushja e obligimeve të koncensionarit turko-francez.

Infrastruktura ligjore po thuhet të jetë një ndër problemet që ka bërë që në shumë çështje menaxheriale të Aeroportit të Prishtinës, të ketë paqartësi dhe fërkime në mes të kompanisë Limak de Lyon dhe autoriteteve vendore.

Por, sipas RTK-së, nuk janë vetëm çështjet administrative e ligjore ato për të cilat kanë filluar fërkimet. Kompania Limak de Lyon dhe institucionet vendore, mësohet se kanë filluar të kenë fërkime edhe me përdorimin e emrit, “Adem Jashari”, të aeroportit.

Për këtë zyrtarët e Limak de Lyon, kanë preferuar të heshtin. Ata nuk janë përgjigjur në pyetjet rreth kësaj çështje.

Koncorsiumi turko-francez “Limak Aeroport de Lyon” në prill të këtij viti ka marrë menaxhimin e Aeroportit të Prishtinës për një periudhë prej 20 vjetësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›