Cage dhe Travolta “luftojnë” në Bosnje?
Aktorët e njohur hollivuadian, Nicola Cage dhe John Travolta, do të duhej që gjatë kësaj vere të xhironin dy filma trilerë, njëri prej të cilëve është inspiruar me luftën në Bosnje e Hercegovinë.
Filmi i parë, “Schrapnel” (Shrapneli), është një rrëfim për një ushtar boshnjak, i cili dëshiron t’i hakmerret një amerikani, ashtu që do ta fus brenda rrëfimit të luftës duke e mashtruar se po e dërgonte për gjueti në një mal. Mirëpo, deri më tani nuk dihet se cilit do t’i besohet cili rol.
Filmi i dytë quhet "Sea Trial" (Gjykimi Detar), dhe bazohet në romanin me të njëjtin emër, megjithëse ky projekt filmik duket paksa më i zorshëm që të realizohet, sepse financuesit e tij ende janë në kërkim e sipër, njoftojnë revistat filmike amerikane.
Ndryshe, Cage dhe Travolta, kanë aktruar së bashku edhe në filmin aksion të regjisori John Woo “Face Off”, megjithëse tani po iu ofrohen role në trilerë të produksioneve të pavarura.