E Shtunë, 31 Tetor 2026

WikiLeaks: Regjimi në Bjellorusi i dhunshëm, kriminal

Zbulimet e fundit të WikiLeaks nga dokumentet sekrete diplomatike amerikane e përshkruajnë qeverinë në Bjellorusi si “regjim kriminal me një natyrë të dhunshme dhe autoritare”.

Vlerësimi u citua nga e përditshmja spanjolle El Pais.

Mesazhet diplomatike të shkruara nga diplomatët amerikanë në Minsk në vitin 2007 dhe 2008 e përshkruajnë presidentin Aleksandër Lukashenko si “diktator” dhe një “fshatar i kthyer në zyrtar të ideologjisë”, të cilin revolucioni sovjetik e kishte bërë të besonte se “shteti udhëheq popullin”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›