E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Do ndeshkohet çdo spekulator me ndihmat

Nga mbledhja e shtabit të emergjencave në Shkodër, ministri i Energjetikës, Ilir Meta ka deklaruar se strukturat e shtetit do te jenë në punë 24 orë për të qetesuar situatën kaotike.
 

Në një pronocim për mediat, Meta kërkoi transparencë për ndarjen e ushqimit për bagëtitë e për këtë fakt, do të merret në mënyrë të menjëhershme një masë për cdo spekulim të mundshëm .
 

Ndërsa ende vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore dhe ushqimit për bagëtinë sipas planit të miratuar nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile, ministri ka shtuar se këto struktura vijojnë edhe sot punën për riparimin dhe mbushjen e argjinaturës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›