Acar dhe thellim ne Europe 8 te vdekur vetem ne Poloni
Dje Europa ka perjetuar ate qe mund te quhet nje i ftohte karakteristik per palcen e dimrit temperaturat ne te gjithe Europen jane ulur ndjeshem nen zero duke marre vetem dje jeten e 8 te pastreheve ne Poloni si dhe duke mbyllur aeroportet me te medha ne Britanine e Madhe dhe ne Zvicer. Me pas gjate gjithe dites ka pasur probleme me trafikun hekurudhor dhe ate automobilistik. Per sa i perket Polonise tete te vdekurit kane nderruar jete nga te ftohtet e jashtezakonshem ndersa i kane kaluar oret me te acarta te nates te se martes teresisht jashte. Ne Poloni temperaturat kapen ekstremin e tyre me minus 20 grade. Behet fjale per persona qe kane vdekur ne zona te ndryshme te Polonise ku shume njerez vdesin nga te ftohtet cdo dimer dhe kryesisht behet fjale per te pastrehe dhe njerez qe kane pire shume alkool dhe flene rrugeve. Ne fakt temperaturat kapen kulmin e tyre ne qytetin polak te Bialystokut me minus 26 grade Celsius. Per sa u perket aeroporteve kryesore te Europes te cilat jane mbyllur perkohesisht ka te ngjare qe te qendrojne ne kete gjendje edhe gjate dites se sotme deri ne permiresimin e kushteve atmosferike. Pervec aeroporteve ne situate emergjence kane qene edhe hekurudhat dhe mjetet e tjera te transportit. Keshtu per shembull treni eurostar ka pasur shume vonesa ne nyje te ndryshme te tij dhe makinat kane ndenjur ne radhe te gjata neper autostradat e bllokuara nga debora dhe nga akulli. Meteorologet parashikojne se kjo situate e renduar nga reshjet dhe temperaturat e uleta do te vazhdoje edhe gjate diteve ne vijim ndersa fronti i presionit te ulet nga qendra e Europes do te zhvendoset me ne jug.