E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Papunesia vazhdon thuajse njelloj per te katertin muaj

Javen e kaluar nje numer me i madh punonjesish amerikane kerkuan asistence per papunesine duke i dhene fund nje prirjeje te koheve te fundit kur nje numer me i vogel personash po kerkonin ndihme financiare. Qeveria tha sot se 436 mije punonjes te tjere bene kerkesa te reja per kompensimet e papunesise pra 26 mije me teper se sa javen e kaluar.

Kjo eshte nje shenje se punedhenesit po vazhdojne te pushojne nga puna njerez te tjere dhe se ende nuk po krijohen vende pune te mjaftueshme. Megjithate numri i personave qe kane kerkuar asistence papunesie ra mesatarisht gjate 4 javeve te fundit mesatare ne 431 mije persona.

Ekonomia amerikane krijoi 151 mije vende te reja pune ne tetor dhe eksperte te papunesise mendojne se numri i te papuneve ne nentor mund te jete pak me i vogel. Megjithate nuk pritet qe numri i te papuneve ne SHBA te pakesohet ndjeshem. Aktualisht afersisht 1 ne 10 punonjes amerikane jane pa pune.

Analistet thone se presin qe raporti mujor i papunesise te premten te tregoje se ritmi i papunesise ne vend ka qene per te katertin muaj rresht 96 per qind. Rreth 15 milione amerikane jane te papune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›