Velo prezanton Hetimin dhe Spacin
Hetimi dhe Spaci jane dy librat e rinj te Maks Velos te cilet ai i prezanton neser ne nje ceremoni organizuar nga shtepia botuese 55. Jane dy libra qe vijojne sagen e tregimeve te burgut. Jane makthet qe autori shihte gjate periudhes se hetimit dhe te tjera histori reale me te cilat ai u perball ne Spac. Ne te parin jane kryesisht endrra qe Velo shihte gjate periudhes se hetimit ndersa ne te dytin jane histori te perjetuara apo te degjuara. Jane histori te dhimbshme te njerezve qe ishin denuar shume here pa shkak. Histori njerezish te thjeshte qe vuajten jo vetem cmendurine e nje sistemi por edhe braktisjen e te afermve. Deri me tani Maks velo ka shkruar rreth 80 tregime per hetuesine dhe burgun si Palltoja e burgut ne vitin 1995 Kokeqethja me poezi Thesi i burgut me tregime dhe poezi Kostumi i marteses me tregime dhe i fundit Historia e nje cope guri. Ka botuar gjithashtu Ese per diktaturen dhe Klubi i Karavastase. Me keto dy libra Velo mund ta quaje te mbyllur ciklin e rrefimeve nga burgu.