E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Ja castet e fundit te Sadam Hyseinit

Dosjet e fshehta amerikane te cilat Wikileaks arriti ti shtinte ne dore dhe ti perhapte ne te gjithe boten hodhen drite mbi ekzekutimin e liderit irakian Sadam Hysein.
Ne dosjet e 7 Janarit 2007 te publikuara dje nga gazeta Le Monde shpjegohen detajet e telegrafit drejtuar Uashingtonit nga ambasadori i Bagdatit Zalmay Halilzad ne lidhje me castin e ekzekutimit te 30 dhjetor 2006. Ja hollesite e rendesishme te telegrafit te ambasadorit i cili informacionin ne lidhje me ekzekutimin e ka marre nga ndihmes kryeprokurori i Irakut Monkit el Farun Helikopteret amerikane e moren Sadam Hyseinin ne afersi te qelise ne Bagdad dhe e sollen ne qender te tij. Me pas iu dorezua autoriteteve irakiane. Amerikanet organizuan me pare platformen e varjes por detajet e tjera ia lane ne dore irakianeve.

Fliste si nje lider

Ne fytyren e Sadamit kishte nje maske duart i kishte te lidhura mbrapa dhe pa dashur dridhej i teri. Pasi ia zgjidhen duart gjykatesi lexoi krimet e bera perpara 13 personave te zgjedhur nga qeveria e Irakut. Ate cast dukej sikur dicka e bezdiste Sadamin. Kur njeri prej te pranishmeve ne sallon e pyeti nese kishte frike ai iu pergjigj nuk kam frike qekur kam qene lider e kam pritur kete cast sepse nje lider ka shume armiq.

Me pas Sadami pyeti El Farunin se kujt do ti jepej Kurani qe mbante ne duar. El-Farun mori librin e shenjte dhe i premtoi se do tia plotesonte deshiren. Ate cast rojet ia lidhen perseri duart nga mbrapa ndersa te tjeret i vendosen zinxhiret tek kycet e kembeve. Ndersa po ngjiste shkallet te cilat te conin drejt vendit te ekzekutimit pyeti se kush do ta ndihmonte. Njeri nga turma bertiti me te madhe Shkofsh ne ferr.

Dy ministra regjistruan ne video

Pas kesaj ndihmes kryeprokurori iu pergjigj duke thene se askush nuk ka te drejte te flase. Ne ate cast vuri re dy zyrtare te qeverise duke regjistruar ekzekutimin me ane te celularit. Dy roje e ndihmuan Sadamin te ngjitej. Ai qendronte drejt dhe kishte filluar te lutej. Kur e pyeten nese deshironte ti vihej maske iu pergjigj jo.

Pasi iu kujtua edhe nje here se gjate ekzekutimit mund ti keputej qafa dhe e pyeten nese pranonte ti vendosej nje beze per te parandaluar dhimbjet. Saddami pranoi dhe vazhdoi te lutej me ze te ulet.

Ia lane kufomen

Ate cast njeri nga turma filloi te bertiste Muktada Muktada Lideri shiit irakian Muktada el Sadr familja e te cilit ishte vrare nga Saddami. Me pas afroi castin i largimit te pengeses dhe Sadami vdiq menjehere. Me vone nje imam e lau sipas rregullave.

Kur ambasadori pyeti ndihmes kryeprokurorin se pse ishte ekzekutuar ne diten e Bajramit ai ishte pergjigjur se Bajrami kishte filluar pas ekzekutimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›