E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Kina e lodhur me Korene e Veriut

Kur ka mberritur ne mbi 270 numri i dosjeve te publikuara nga Wikileaks nga 251.287 qe jane ne total zbardhen raportimet amerikane persa i perket marredhenieve mes Kines dhe aleatit te saj historik Korese se Veriut komuniste.

Sipas letershkembimeve te diplomateve amerikane Pekini eshte lodhur nga sjellja e Korese se Veriut duke e cilesuar ate si nje femije te llastuar. Ne dokumente citohen zyrtare e diplomate te larte kineze te cilet mendojne se Gadishulli Korean duhet te ribashkohet nen kontrollin e Seulit nje ide kjo qe sipas raportimeve po fiton gjithnje e me shume terren ne korridoret diplomatike te Pekinit.

Veriu eshte ne nje kolaps ekonomik dhe do te pesoje edhe nje kolaps politik 2 ose 3 vjet nga vdekja e Kim Jong Il. Kina mohon nje nderhyrje te mundshme ushtarake ne Korene e Veriut ne rast te nje kolapsi politik pasi tashme interesat strategjike ekonomike te Pekinit jane te lidhura me SHBA-ne Japonine dhe Korene e Jugut thuhet nder te tjera ne nje raport te ambasadores amerikane ne Kine Kathleen Steveens derguar Departamentit te Shtetit ne fillim te ketij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›