E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks per Shqiperine Afera korruptive me kompanite e naftes

Themeluesi i Wikileaks Jual Asange gjithashtu ne te tjera publikime per Shqiperine ka deklaruar edhe per afera korruptive ne lidhje me disa kompani qe operonin ne vendin tone persa i perket shfrytezimit te puseve te naftes qe sipas tij po lulezonin ne Shqiperi. Ne nje interviste dhene per Forbes asange thote se nje fakt i tille eshte pubikuar vitin e kaluar por realisht nuk eshte kuptuar nga askkush. Ai tregon per nje kompani kanadezo- teksane nafte ka disa te dhena jana marre nga nje inxhinier konsulent ne kete sektor. Raporti i rene ne duart e Wikileaks per shfrytezimin e puseve te naftes ne Shqiperi eshte nje material tek i cili nuk permend emri i firmes apo se kujt i perkisnin puset.

Gjithashtu ne dokumentat e Wikileaks publikohen edhe disa te dhena per ish-te burgosurit e Guantanomos qe erdhen ne Shqiperi.
Rreth 600 nga 800 te burgosur apo edhe me shume ne burgun e Gjirin e Guantanamos tani jane liruar dhe derguar ne nje sere vendesh ne mbare boten. Per cdo njerin prej tyre Washingtoni shpreson se do te lehtesoje barren e qeverise amerikane dhe keshtu u duhet dhene nje identitet i ri nje pune dhe nje mundesi per te patur nje jete normale familjare ne vendin e tij prites. Per fat te keq kjo shprese nuk eshte permbushur gjithmone raportohet nga stafi i ambasades amerikane ne Shqiperi eshte nje tjeter detaj i publikuar nga gazeta e famshme gjermane Der spigel ne kuader te publikimit te materialeve sekrete nga Wikileaks. Disa nga ujguret e Guantanamos mberriten ne kryeqytetin shqiptar Tirane ne fillim te majit 2006. Qe atehere nuk ka patur asgje tejter pervecse probleme - jo per shkak se keta njerez jane te rrezikshem por thjesht sepse Departamenti i shtetit po shkel premtimet e bera- thuhet ne raportimet e Der spigel. Ujguret jane ankuar ne Ambasaden Amerikane ne Tirane se para se te largoheshin nga Guantanamo atyre u ishte thene ne dy muaj pasi te keni mberritur ne Shqiperi ju do te keni nje shtepi nje pune para dokumente. Ju do te keni gjithcka qe ju nevojitet. Ne fakt per ta ishte e pamundur qe te gjenin pune apo strehim te perhershem. Madje as nuk mund te martoheshin sepse prinderitshqiptare nuk deshironin qe ish-burgosurit e Guantanamos te ishin dhenduret e tyre- thuhet me tej ne materialet e reja publikuar per Shqiperine. Sipas njoftimeve situata ne Tirane doli jashte kontrollit dhe ambasada amerikane nuk ka dhene fonde per kete kontigjent dhe se nuk kishte burime njerezore dhe financiare per te siguruar me kohe te plote asistence sociale per ta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›