Barra e taksave ne Shqiperi 40.6

Me saktesisht raporti i pergatitur nga Korporata Financiare Boterore thote se nje biznes ne Shqiperi paguan mesatarisht 40.6 per qind te totalit te fitimeve te tij si taksa per qeverine duke u renditur e 92-ta nga 183 ekonomi boterore per nga barra fiskale.
Sipas Bankes Boterore vendin me numrin me te larte ne renditje ka dhe barren me te larte.Raporti ben nje analize te detajuar te barres tatimore qe duhet te paguajne bizneset ne cdo vend te botes duke u bazuar ne nje shembull standard ai i nje ndermarrje me 5 aksionere qe ka 60 punonjes dhe eshte themeluar dy vjet me pare. Sipas Bankes ne Shqiperi kjo ndermarrje me ligjet aktuale paguan 8.5 per qind te fitimit te saj bruto si tatim mbi fitimin 27.2 per qind si takse mbi punen dhe 4.9 per qind per taksa te tjera.
Ne total rezulton se nese kjo ndermarrje fiton 100 leke ne vit atehere ajo duhet te paguaje 40.6 leke taksa dhe fitimi i mbetur pas taksave eshte 59.4 leke. Por raporti nuk analizon vetem barren e taksave. Ai vlereson edhe procedurat kohen dhe kostot qe pagesa e taksave i kushton biznesin. Duke perfshire edhe keto tregues renditja e Shqiperise perkeqesohet edhe me duke arritur ne vendin e 149 nga 183 ekonomite e botes.
Te gjitha vendet e tjera te rajonit renditen dukshem me mire se Shqiperia. Maqedonia klasifikohet e 33-ta Kosova e 41-ta Kroacia e 42-ta dhe Mali i Zi ne vendin e 138. Banka e publikon kete raport prej 6 vitesh tashme dhe ekspertet e saj thone se ai po shnderrohet ne nje pike referimi jo vetem per investitoret e huaj por edhe per qeverite per te ndermarre reforma ne ato pika ku renditen me dobet.