E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks arrestohet Assange

Policia britanike arreston themeluesin e Wikileaks Julian Assange. Lajmin e konfirmon site i Sky News.

Arrestimi ndodhi ne nje stacion te policise londineze ku 39-vjecari u prezantua bashke me avokatin e tij. Assange do te dale gjate dites para gjykates.

Mandati i arrestit eshte dhene pasi dy gra e akuzojne Assange se i ka sulmuar seksualisht pretendime qe pronari i Wikileaks i ka mohuar gjithnje.Pak dite me pare qarkullonin zerat se gazetari australian do te dilte para drejtesise te marten. Interpoli e kerkonte prej kohesh per akuzen e sulmit seksual ne Suedi.

Te henen avokati i Assange Mark Stephens deklaroi se ishte ne kontakt me Scotland Yard per te organizuar marrjen ne pyetje te klientit te tij duke shtuar se takimi do te ndodhte se shpejti.

Disa burime te tjera thane per The Guardian se Assange i kishte kerkuar mbeshtetesve te tij qe ti dilnin garant dhe te mblidhnin nje shifer prej 100-200 mije sterlinash per te fituar lirine me kusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›