Wikileaks dhe Bota lakuriq duke pritur Shqiperine
Pasditja e te dieles dhe gjithe mbremja e 28 nentorit 2010 nguli para kumpjuterave miliona njerez ne globin mbare Ne shenjester faqja web e Wikileaks dhe e gazetave me prestigjoze ne bote New York Times El Pais Le Monde The Guardian e Der Spiegel. Raportimet dhjeteravjecare te funksionareve te ambasadave amerikane nga 274 kryeqytete te botes drejt Uashingtonit dolen ne drite te diellit. Behet fjale per 251.287 dokumenta ku deri tani jane shkarkuar dhe vazhdojne te shkarkohen vetem 220. Mes ketij universi informacionesh nje kostelacion vetem shqiptar. Ende i pazbuluar ende i pavezhguar por dicka do te kete dhe per ne. Mund te jene 822 dokumenta te derguara nga ambasada amerikane drejt Uashingtonit nga viti 1997 deri ne vitin 2010. Vite plot zhvillime e ngjarje. Cfare kane shkruar funksionaret e ambasades se blinduar per Shqiperine Pas tavolines se punes ne godinen magjike te rruges se Elbasanit funksionaret kane ndryshuar ne vite por cilat kane qene informacionet sekrete ato qe Uashingtoni duhej ti dinte pet Shqiperine Shpresojme te mos jene sic po lexojme deri tani qe Gedafi perdor botox apo Berluskoni eshte qejfli apo Putin macho e Merkel pa karizem. Shpresojme qe pas lajmeve me ngjyre tronditese gjithesesi pasi shkruhen nga funksionare te nje supershteti te kemi lajmet e verteta per Shqiperine Cfare ndodhi dhe si u zhvillua 1997 ne kendveshtrimin e funksionareve te shtetit qe gezon respektin me te madh mes shqiptareve Po Gerdeci Cfare eshte raportuar per kete ngjarje nga tavolinat e mistershme e te plotfuqishme te godines se rruges se Elbasanit Flitet se mund te kete materiale dhe per Marreveshjen e Ujerave mes Shqiperise dhe Greqise. Si eshte raportuar kjo ngjarje qe ne opinionin publik shqiptar e mbajten ne kurriz vetem kurajoja e Gazetes Shqiptare dhe e kolonelit te mrekullueshem Myslim Pasha Cfare gatoi me kete Marreveshje Partia e Berishes dhe pse u vu ne levizje me vone ajo e Rames Pse shume opinionberes insistonin per ta minimizuar nje marreveshje te tille
Ende nuk jane shkarkuar filet per ceshtjet shqiptare dhe urojme ti kemi sa me shpejt ne dore te gjithe. Nuk mendoj sic shprehet ndoshta me te drejte sot pergjegjesja e zyres se shtypit ne Ambasaden Amerikane ne Tirane se do te rrezikohen jete njerezish me nje zbulim te tille. Duke hequr subjektivizmat e raportuesve amerikane te ambasadave shpresoj qe ne raportet per Shqiperine te mos flitet per kostumet e Berishes dhe corapet me ngjyre te Edi Rames presim lajme te verteta autoritare per Shqiperine. Ndoshta nuk duhet te presim asgje nga keto ne faqen e Wikilakes ka dhe nota pesimizmi ndersa prezantohen dokumentetet hellipShpesh dokumentetet tregojne se si Shtetet e Bashkuara kane mbyllur njerin sy ndaj korrupsionit dhe dhunimit te te drejtave te njeriut ne vendet-kliente si kane bere marreveshje me shtetet ne dukje nautrale si kane lobuar per bizneset SHBAhellip. Wikileaks ndoshta po nxjerr lakuriq diplomacine e botes dhe kjo mund te krijoje nje bezdi por duhet te mesohemi qe njeriu edhe kur eshte ne lakuriqesine e mendimit te tij duhet te jete i vertete i drejte dhe i mire ndryshe kete Globin tone e merr fundi.
BalkanWeb