E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona shkrin Realin pese gola dhe spektakel

TIRANE-Barcelona ka triumfuar 5-0 ne Klasiken ndaj Realit te Madridit duke marre kreun e kampionatit spanjoll. Ne nje ndeshje spektakolare skuadra e Guardioles ka dhunuar ne fushe ate madrilene duke dhuruar nje magji te vertete te futbollit modern. El Classico e ketij viti ka pare ne fushe vetem nje skuader Barcelonen qe fale stilit te saj tiki-taka eshte tallur per 90 minuta me nje Real te shperfytyruar. Kane ndodhur nga te gjitha ne takimin e mbremshem ne Kamp Nou duke nisur nga fintet levizjet e magjishme aksionet gjeometrike dhe nerovozizmi i madh. Ndeshja ka dhuruar shume momente tensioni por i fundit ishte nje goditje e Serxhio Ramosit ndaj Lionel Mesit qe per pak i theu kemben talentit argjentinas. Ky cast ka shkaktuar nje rremuje te vertete ne fushe madje Ramos nuk eshte mjaftuar me kaq por i ka leshuar nje goditje shokut te tij ne kombetare Karles Pujol. Sa i perket ndeshjes ajo eshte vendosur nga golat e Ksavit dhe te Pedros ne pjesen e pare ndersa ne te dyten shenuan Vija dy here dhe ne fund i riu Xhefren Suarez. Nderkohe ne Kamp Nou ka shperthyer nje feste e vertete teksa tifozet katalanas kane qene te gjithe ne delir. Fitorja e mbremshme vlen me shume se cdo ndeshje tjeter per ta sidomos ne menyren sesi erdhi.
Ndeshja
Ndeshja e mbremshme ka nisur me nje Barcelone dominuese ne cdo aspekt nderkohe qe Reali i ka besuar se tepermi mbrojtjes se tij. Rreziku i pare vjen pas vetem 5 minutash me Lionel Mesin qe godet shtyllen me nje parabel te mrekullueshme. Minuta e 10-te sjell golin e pare te sfides. Iniesta fut nje diagonale te bukur qe i shkon Ksavit ndersa ky i fundit nuk fal duke e derguar topin ne rrjete. Feste ne Kamp Nou dhe shock ne radhet e madrileneve. Kaluan vetem 8 minuta serish nen kontrollin e plote te Barcelones dhe me pas vjen goli i dyte. Skema duket me shume se perfekte. Top i gjate per David Vijen ne te majte ky i fundit shmang Serxhio Ramos dhe e fut ne qender aty ku Pedro nuk e ka te veshtire te realizoje. Ndeshja me pas dhuroi nje nervozizem te madh ne fillim pas nje shtyrjeje te Kristiano Ronaldos ndaj Guardioles dhe me pas me nje goditje me berryl te Rikardo Karvajos ndaj Lionel Mesit. Nderkohe Barcelona e nisi teper agresive pjesen e dyte por Ksavi nuk shenoi ne nje aksion spektakolar te Mesit edhe pse doli me porten bosh. Kaluan vetem 10 minuta dhe argjentinasi dha nje top te arte per David Vijen qe shenoi golin e pare ne Klasike me nje diagonale perfekte. Nderkohe asgje nuk u mbyll ketu pasi ish-sulmuesi i Valencias shenoi edhe ne minuten e 58-te serish pas nje asisti te Mesit. Takimi u mbyll me nje gol te Xhefren pas nje krosi nga e djathta te Bojan Kerkic ndersa ne fund erdhi edhe sherri masiv me protagonist Serxhio Ramos.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›