E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezonin vajzat per prostitucion arrestohen

Ne vazhdimesi te operacionit policor te koduar Liqeni II ku u arrestuan ne 4 persona dje u arrit kapja edhe e dy bashkepunetoreve te tjere te dyshuar te cilet jane Faket Begani 21 vjec lindur e banues ne Tirane dhe minorenia me iniciale K. V. 17 vjece nga Tirana. Nga hetimet e bera deri me tani kane rezultuar se klientet siguroheshin nga Faket Begani Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi me qellim shfrytezimin e tre vajzave kundrejt pageses ne hotele te ndryshme ne Tirane. Vajzat e shfrytezuara per nje periudhe 6-mujore per qellime prostitucioni jane dy minorene dhe nje 21-vjecare perkatesisht Z. M. 21 vjece F. C. 17 vjece dhe K. V. 17 vjece me banim ne Tirane. Gjate ecurise se zhvillimit te ketij hetimi ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte regjistruar procedimi penal ne ngarkim te tyre i cili eshte ndjekur me metoda speciale hetimi. Mesohet nga burime te policise se vazhdon akoma puna hetimore per te identifikuar dhe kapur te tjere persona te perfshire ne kete veprimtari te paligjshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›