E Shtunë, 31 Tetor 2026

Almir Rrapo Gjykata e Larte rrezon ekstradimin

Vetem dy dite pas ekstradimit Gjykata e Larte rrezon dy vendimet e shkalleve me te uleta te gjyqesorit dhene per ish-punonjesin e Ministrise se Jashtme Almir Rrapo duke e kthyer kete ceshtje per rigjykim. Por vendimi i Kolegjit Penal eshte marre me vonese pasi prej mengjesit te dites se merkure Rrapo ndodhet i burgosur ne qelite e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjate seances se djeshme serish prokurori i ceshtjes mbrojti vendimin e ekstradimit ndersa pala mbrojtese e perfaqesuar avokati Ardian Visha kundershtoi proceduren e ekstradimit si nje shkelje e te drejtave te njeriut pasi autoritetet amerikane nuk kishin sjelle nje garanci ku do vertetonte se Almir Rrapo nuk do te denohej me vdekje. Kolegji Penal i kryesuar nga Besnik Imeraj i kerkoi prokurorit garancine. Nga ana e perfaqesuesit te akuzes u paraqit nje dokument i leshuar nga Ambasada Amerikane se Almir Rrapo nuk do te denohej me vdekje por nuk ishte garancia e prokurorise amerikane. Dokumenti nuk eshte pranuar nga Kolegji Penal i Gjykates i cili ka vendosur te anuloje vendimet e gjykates se Tiranes dhe Apelit dhe te riktheje ceshtjen per gjykim nga e para. Ne perfundim te seances ka reaguar edhe avokati Visha i cili deklaroi se i gjithe procesi teknik i arrestimit te tij i zgjatjes se afateve te paraburgimit dhe ekstradimi perbejne barbari absolute dhe shkelje te te drejtave te njeriut. Nderkohe qe ne kete proces nderhyri dhe Gjykata e Strasburgut e cila leshoi nje vendim ku nuk lejohej ekstradimi i tij para se Gjykata e Larte te shprehej. Sipas avokatit pasojat e ketij vendimi jane jane te pariparueshme ne kuptimin e kthimit fizik te klientit te tij nga SHBA ne Shqiperi. Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik ne ambientet e ambasades amerikane pasi akuzohet nga drejtesia amerikane per krime te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale qe ka vepruar ne disa shtete te Amerike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›