E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova sot ne heshtje zgjedhore

Pas perfundimit te fushates zgjedhore e cila zgjati vetem 10 dite Kosova eshte sot ne heshtje zgjedhore per te vijuar me votimin diten e djele. Gjate 24 oreve partite e kane te ndaluar te bejne fushate.

Nderkohe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me ane te kryetares Valdete Daka njoftoi se ka gati te gjithe materialin e nevojshem per mbarevajtjen e procesit. Daka tha se materialet do te nisin te shperndahen diten e shtune dhe ne oret e para te dites se diele.

Me pare gjate dites se djeshme partite pjesemarrese ne votime mbyllen zyrtarisht fushaten gjate se ciles kerkuan voten nga qytetaret e Kosoves.

Gjate mitingjeve kreret e forcave kryesore politike kerkuan edhe nje here voten e te gjithe zgjedhesve dhe rikujtuan prioritetet e programeve te tyre.

Te dielen ne Kosove do te mbahen zgjedhjet parlamentare ku numri i pergjithshem i votuesve ne Kosove eshte 1. milion e 630 mije e 636 persona.

Kuvendi i Kosoves perbehet prej 120 deputetesh 100 prej te cileve zgjidhen direkt ndersa 20 vende jane te rezervuara per komunitetin serb dhe pakicat e tjera.

Nderkohe ne zgjedhjet e te dieles do te garojne 29 subjekte politike dhe do te monitorohen nga mbi 32 mije vezhgues.

Prej tyre mbi 26 mije u perkasin partive politike 493 organizatave nderkombetare 351 ambasadave si dhe mbi 5 mije vezhgues nga organizatat joqeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›