Bill Klinton thirrje Senatit te miratoje START-in

Ish presidenti i Shteteve te Bashkuara Bill Klinton u eshte bashkuar atyre qe i kane bere thirrje Senatit amerikan te ratifikoje traktatin e ri START per pakesimin e arsenaleve berthamore te Shteteve te Bashkuara dhe Rusise.
Pas takimit me Presidentin Obama ne Shtepine e BardheKlinton theksoi se beson se traktati i ri START eshte shume i rendesishem per te ardhmen e sigurimit kombetar te Shteteve te Bashkuara.
Bashkepunimi qe ne do te kemi me Rusine dhe mesazhi qe do ti dergohet botes per mosperhapjen e armeve nderkohe qe ka veprimtari te shumta qe e ndihmojme perhapjen e armeve berthamore eshte me shume rendesi theksoi Klinton.
Klinton gjithashtu tha se traktati i ri START u jep udheheqesve te sotem nje mundesi per pakesimin e armeve mundesi qe ai dhe homologu i tij rus nuk e kishin ne vitet 90-te.
Te gjthe republikanet ne Senat nenshkruan nje leter javen e kaluar ne te cilen thoshin se duhej zgjidhur ceshtja e taksave para se te mereshin ne shqyrtim ligje te tjera. Ne qofte se traktati nuk miratohet kete vit procesi do te nise perseri nga fillimi ne vitin 2011 me nje grup me te madh republikanesh ne Senat.