E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikipedia anglisht del offline në shenjë proteste

Share

Wikipedia ka nxjerrë offline shërbimin e saj në anglisht në shenjë proteste kundër ligjeve anti- pirateri që janë propozuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përdoruesit që do tentojnë të hyjnë në faqe do shohin një ekran të zi dhe një deklaratë politike: Imagjinoni një botë pa dije të lirë.

Wikipedia, e cila tërheq miliona lexues çdo ditë, kundërshton dy ligje kundër piraterisë. Legjislacioni do i lejojë Departamentit të Drejtësisë që të kërkojnë me vendim gjykate që motorët kërkues të bllokojnë rezultatet që kanë lidhje me piraterinë, raporton BBC

Themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales, i tha BBC se këto ligje janë kaq të gjerë dhe kaq keq të shkruar sa do ndikojnë të gjitha llojet e gjërave, që nuk kanë lidhje me ndikimin e piraterisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›