Williams largohet nga grupi Take That
Robbie Williams është larguar për herë të dytë nga grupi Take That për t`u përqëndruar më shumë në albumin e tij.
Kur ai u ribashkua me grupin pas 15 vjetësh, fansat shpresonin se tani po kthehej për të mirën e grupit, por Williams humbi shansin për të thyer rekordin me inçizimin e albumit të shtatë.
Robbie Williams po mendon për karrierën e tij . Ai e ndjen se është në kulmin e karrierës së tij dhe dëshiron të vazhdojë këtë sukses i vetëm, ka thënë një burim për “DailyStar”. P.K