E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majkell Daglasmund tumorin:Tani jam mirë

WASHINGTON- Aktori i njohur amerikan Majkëll Daglas mund kancerin që e kishte goditur në fyt falë një seri trajtimesh kimioterapike dhe rrezeve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktori 66 vjecar gjatë një interviste në rrjetin televiziv amerikan të NBC. Trajtimi kundër kancerit zgjati më shumë se 6 muaj dhe gjatë kësaj periudhe Daglas humbi 16 kg.
"Ndihem i qetë pas një udhëtimi të vështirë 6 mujor"
"Ndihem mirë Tumori u largua"- ka thënë bashkëshorti i aktores Katrin Zeta Xhons i cili duhet t'i nënshtrohet kontrollit mujor. Në maj ose qershor është vendosur që Daglas të marrë pjesë në xhirimet e filmit të Stiven Soderberg, ku luan dhe rolin kryesor. Gjithashtu Daglas është për Globin e Artë për rolin e tij në filmin "Money Never Sleeps", (Paraja nuk fle kurrë).
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›