TEL AVIV – Izraeli intensifikon operacionet në veri të Rripit të Gazës

TEL AVIV, 17 maj /ATSH-DPA/- Forcat e armatosura izraelite thanë sot se kanë shtuar sulmet e tyre kundër organizatës militante palestineze Hamas dhe grupeve të tjera të armatosura në veri të Rripit të Gazës.
“Sot në mëngjes, disa avionë luftarakë dhe avionë të tjerë bombarduan depot e armëve të Hamasit në vendbanimin e refugjatëve në Jabalia”, thanë zyrtarët ushtarakë.
Trupat izraelite më pas avancuan në qendër të vendbanimit. Rreth 60 luftëtarë u vranë dhe infrastruktura e përdorur prej tyre u shkatërrua, sipas ushtrisë, e cila tha se një ushtar izraelit u plagos rëndë.
Banorët e kampit të refugjatëve thanë se sulmi izraelit ishte jashtëzakonisht i dhunshëm dhe u drejtua gjithashtu në ndërtesat e banimit dhe një shkollë të mbushur me refugjatë.
Ndërkohë, forcat izraelite vazhduan operacionin e tyre në Rafah në jug të Rripit të Gazës, i cili filloi më 6 maj.
Trupat shkatërruan një vend lëshimi raketash në lindje të qytetit në kufirin me Egjiptin, thanë zyrtarët.//a.i/