E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Berisha e Rama bënë pakt për Bamir Topin

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, ka dërguar në Uashington komunikime javore edhe një vit pas zgjedhjeve në lidhje me rolin e Fatos Nantos në politikë, si dhe dyshimet për paktet mes Berishës dhe Nanos, apo Ramës dhe Berishës për të larguar Nanon nga skena politike.

 Në disa prej kabllogrameve shkruhet gjerësisht në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri dhe rolin në politikë të ish-liderit socialist. Ish-ambasadori duket i bindur teksa shprehet se ka pasur një pakt midis Berishës dhe Ramës që Fatos Nano të mos bëhet president, pasi sipas tij, të dy fituar një armëpushim publik dhe morën të dy diçka.

“Ka teori me bollëk në lidhje me qëllimet e Nanos. Disa teori konspirative sigurojnë se Nano ishte futuar në kusht nga Rama dhe Berisha për t;i mohuar atij Presidencën, duke bërë që Topi të merrte postin e presidentit, ndërsa Rama hoqi një barrë nga vetja dhe Berisha “futi në punë” njeriun e tij. Verën e kaluar nxorën teorinë se në zgjedhjet presidenciale, rivalët Nano dhe Berisha kishin një pakt të fshehtë për zgjedhur president ish-kryeministrin dhe ky i fundit të mos prekte postin e kryeministrit. Por, më e sakta do të ishte që ka një dyshim për pakt midis Berishës dhe Ramës për të larguar çdo influencë në këmbim të një armëpushimi publik. Me pak fjalë, disa këtu janë të gatshëm që dinakun Nano ta quajnë një mbetje të politikës shqiptare ose të nënvlerësojnë aftësinë e tij për të luajtur Hardball në skenë me kthimin në skenën politike”, shkruan ish-ambasadori Withers në një kabllogram të publikuar nga WikiLeaks, cituar nga “Panorama”.

Në vëmendje të tij kanë qenë edhe zgjedhjet apo bojkoti i opozitës. Ai shprehet se opozita nuk ka pasur strategji për bojkot. “Vendimi për të bojkotuar bazohej në një afat kohoro të paqëndrueshëm, për tezën e ‘luftës kundër së keqes’ dhe u kushtëzua nga një listë me kërkesa që ndryshonin në mënyrë të vazhdueshme. Askush në Partinë Socialiste s’e dinte se kur do të fillonte. Askush tani nuk e di se kur do të mbarojë dhe për sa kohë do të zgjasë. Ajo çfarë është e qartë është se PS nuk do të marrë kurrë atë që kërkon dhe Rama nuk disponon një strategji për të dalë nga skema e bojkotit. Kështu, edhe kur ata të kthehen në Parlament, dyert do të jenë gjithmonë të hapura për ta braktisur sërish atë”, shkruan Withers në raportin dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, ish-ambasadori shkruan se opozita nuk ishte e fokusuar tek elektorati, por tek problematikat e pretenduara prej saj. “Është e qartë se PS nuk ka plan për të bojkotuar zgjedhjet sepse nuk do të kishin asnjë mbështetje ndërkombëtare për këtë. Kur punonjësit e Ambasadës i pyetën nëse kanë ndërmend një bojkot të zgjedhjeve, ata thanë: ‘Jo! E kemi kuptuar mesazhin’, shkruhet më tej në kabllograme. /Start/

                                                                                             2011-08-28 09:48
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›