E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Bashkiak do miratojë vendimin për listën e të pastrehëve të kryeqytetit më 15 shtator

28-08-2011 / Gazeta 55

Ligji për të pastrehët e kryeqytetit do të miratohet brenda datës 15 shtator në mbledhjen Këshillin Bashkiak. Kreu i kryeqytetit Njazi Kosovrasti ka garantuar qytetarët që qëndrojnë në pritje prej ditësh për në listën e të pastrehëve, se është vënë në dijeni kreu i bashkisë dhe do të jetë pjesë e rendit të ditës në mbledhjen më të parë. Banesat sociale për të pastrehët janë ndër pikat e para më të rëndësishme të vendosura në axhendën e punës të Bashkisë së Tiranës. Sipas programit elektronik në të cilën janë regjistruar të pastrehët e qytetit të Tiranës rezulton se në kryeqytet janë plotësuar  rreth 6 000 formularë që u përkasin 11 njësive bashkiake të Tiranës. Sipas statistikave kanë kërkuar banesë me kosto të ulët rreth 4 500 aplikues ndërsa banesë me qira kanë kërkuar 1500 aplikues. Bashkia e Tiranës konfirmon se përzgjedhja e familjeve përfituese do të bëhet bazuar në kriteret e përcaktuara në vendimin e posaçëm të Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Bashkiak. Përparësi do të kenë familjet e varfra dhe kryefamiljaret nëna. Qiraja e këtyre banesave sociale do të jetë e ulët dhe me afat të gjatë në mënyrë që klientët e pastrehë të kenë mundësi ta përballojnë. Të gjithë ato dosje që kishin vite që qëndronin sirtarëve të Bashkisë së madhe pritet që më 15 shtator t’u japin zgjidhje konkrete të pastrehëve të kryeqytetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›