E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët dynden në ikje

Në pikën doganore të Morinit në 24 orët e fundit kanë hyrë 27. 413 persona si dhe 7020 automjete. Në pikën portuale të Durrësit, tejet i madh është numri i atyre shtetasve që largohen në drejtim të Italisë.

Gjatë mbrëmjes së shkuar në këtë port janë nisur 11 tragete me plot 11 mijë e 700 pasagjerë e 3250 mjete. Për të përballuar fluksin e madh, kjo pikë ka vendosur 42 sportele. Gjatë pasdites së të dielës pritet të largohen edhe 10 tragete me 20 mijë udhëtarë si dhe 2500 automjete. Edhe në portin e Vlorës situata është thuajse e njëjtë, ku në drejtim të Brindisit janë nisur tre stratege me 2635 pasagjerë si dhe 473 automjete.

Fluks emigrantësh ka edhe në pikat kufitare me Greqinë, por fatmirësisht nuk janë shënuar radhë të gjata. Pala shqiptare në Kapshticë po punon me 8 sportele kundrejt 3 sporteleve që punon pala greke.

Në këtë pikë kanë dalë 5200 persona. Ndërsa në pikën e Kakavijës në Gjirokastër kanë dalë 7200 persona si dhe 1700 automjete. Numri i personave që hyjnë është më i vogël kundrejt atyre që dalin. Edhe në këtë pikë, pala shqiptare punon me 6 sportele kundrejt palës greke që punon me 3 sportele. /Start/

                                                                                             2011-08-28 16:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›