Withers: Prisni rezultatin zyrtar të numërimit të votave
TIRANË- "Shqiptarët të presin rezultatin zyrtar të numërimit të votave, pastaj të dalin të festojnë". Kështu shprehur pak më parë ambasadori amerikan John Withers, i cili u ka kërkuar shqiptarëve të jenë të duruar. Sipas tij, i vetmi sondazh që vlen vërtetë janë votat e dhëna nga votuesit dhe rezultati real është ai që del nga numërimi zyrtar.
"Kur të jetë numëruar edhe vota e fundit, atëherë unë shpresoj që shqiptarët të festojnë këto zgjedhje", u shpreh Withers, i cili është shprehur i kënaqur për procesin zgjedhor të zhvilluar sot në vendin tonë.