“Wizz Air Milano Marathon 2025”, dominojnë kenianët

Edicionin e 23-të të Maratonës së Milanos e dominojnë atletët nga Kenia. Leonard Langat triumfoi sot në rrugët e qytetit lombard me kohën 2 orë 08 minuta e 38 sekonda ndërsa aksionin vendimtar e nisi vetëm në kilometrin e 40-të.
Falë kësaj iniciative Langat krijoi hapësirën e nevojshme duke mposhtur patriotët e tij Isak Kipkemboi Too (2:08.45) dhe Timoti Kosgei Kipçumba (2:09.11).
Sa i përket garueseve femra spikati Shure Demise Vare me kohën 2:23.31. Garuesja nga Etiopia regjistroi kohën më të mirë për femra në këtë distancë në Itali për këtë vit duke lënë pas kenianen Joan Jepkosgei Kilimo (2:25.32) dhe patrioten Alemtsehay Mekuria Alamirew (2:27.23).