E Diel, 1 Nëntor 2026

Wolfarth: Dy mesazhe!

“Jam i lumtur që kemi të pranishëm ODIHR-in me shumë vëzhgues, të cilët do të na japin këndvështrimin e tyre të pavarur. Me sa kemi parë zgjedhjet kanë filluar normalisht në shumicën e qendrave të votimit në orën 7:00 dhe presim të kemi përpara një ditë të qetë. I bashkohem mesazhit të presidentit për të gjithë qytetarët shqiptarë që nuk kanë votuar deri tani, të votojnë”, tha ai, nga Petrela, ku gjendet së bashku me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Ambasadori apeloi që shqiptarët të dalin në zgjedhje dhe më pas të vazhdojnë normalisht jetën e tyre. “Respektoj të gjithë komisionerët që janë në krye të detyrës sot, të cilët do të doja t’i përshëndesja ashtu si edhe policinë, që është duke i ofruar një shërbim qytetarëve, i cili nuk do të mbarojë në orën 19:00, por do të vijojë edhe gjatë procesit të numërimit të votave, që është gjithashtu i rëndësishëm si procesi i votimit”, tha Wollfarth. Do të doja të kujtoja se sot kemi shumë ndërkombëtarë që janë duke vizituar vendin këto ditë dhe dua ta shihni këtë si një mundësi që këta ndërkombëtarë të flasin për imazhin e mirë të këtij vendi, të flasin për këtë vend kaq mikpritës, kaq të bukur dhe do të doja ta konsideronit këtë si një kartë biznesi”, vijoi ambasadori i OSBE-së.

Duke folur për zgjedhjet, Wolfarth tha se "duhet të presim për ODIHR-in, deri sa ata të japin vlerësimet e tyre, përfundimet e vëzhgimeve të tyre. Dita vazhdon dhe besoj se janë pikërisht ata që duhet ta japin këtë vlerësim”. Në vijim të deklaratës së tij, shefi i prezencës së OSBE-së në kryeqytetin shqiptari i dërgoi një mesazh për klasën politike shqiptare.

“Mesazhi që unë kam për klasën politike është që të tregojnë vërtet aftësi lidershipi dhe të pranojnë rezultatet e këtij procesi zgjedhor. Ashtu sikurse pres që qytetarët të votojnë të lirë dhe të hapur. Por ajo që do të prisja më shumë është që politikanët të pranojnë rezultatet e këtij votimi”, përfundoi kreu i prezencës së OSBE-së, në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-08 13:41
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›