E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Tre incidente në Tiranë

Sipas zëdhënëses, Alma Katragjini, në afërsi të Qytetit Studenti në Tiranë, është vjedhur një kamera digitale e një operatori të televizionit Top – Channal. 

Menjëherë, pas marrjes së këtij njoftimi-vijon deklarata- shërbimet e parandalimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, po punojnë intensivisht për të identifikuar dhe kapur autorit e kësaj vjedhje. “Nga puna operative e bërë u arrit menjëherë gjetja e kamerës në rrugicat pranë Pallateve Grandi në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Në vijimësi, për këtë vjedhje në drejtim të kapjes së autorit do t’ju informojmë në vazhdimësi”, tha ajo.

Ndërkohë, po sot në Kombinat, në afërsi të shkollës “Myslym Keta”, janë konfliktuar me njëri- tjetrin tre shtetas. Menjëherë, pas marrjes së këtij njoftimi, forcat e policisë bënë të mundur shoqërimin e të tre shtetasve të përfshirë në këtë konflikt. U konkludua se motivi i grindjes së shtetasve Vladimir Hysi, 53-vjeç, Kryeplak për Njësinë Nr.6 Tiranë, Gildian Koraqi, 51-vjeç dhe Bujar Karaj, 32-vjeç, ka qenë për mbajtjen e radhës për të votuar zgjedhjet vendore 2011.

Në oborrin e shkollës “Myslym Keta”, autorët e dyshuar shtetasit Gildian Koraqi dhe Bujar Karaj, kanë debatuar dhe më pas kanë goditur dhe dhunuar 53 vjecarin Vladimir Hysi. Aktualisht shtetasit Gildian Koraqi  dhe Bujar Karaj janë shoqëruar dhe po merren në pyetje, ndërkohë që do të procedohen për veprën penale të “Dëmtime të tjera me dashje”.

Po sot, rreth orës 13.30’ në ambientet e jashtme të shkollës “Naim Frashëri” në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pas një debati, është goditur vëzhguesi i Shoqatës “Vatra” shtetasi, Shqiptaro–Amerikan, Isat Billali, 38-vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë. Aktualisht forcat e policisë po marrin  deklarimin e të dëmtuarit, i cili do ndihmojë për të identifikuar autorët si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-08 14:08
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›