Shkodër, ndiqet penalisht dhunuesi i komisionerit

Policia e Shkodrës bëri të ditur zyrtarisht se ka qenë një grindje mes dy komisionerëve të qendrës së votimit nr. 345, ku 40 vjeçari Zamir Fusha, me detyrë nënkryetar i komisionit zgjedhor në këtë qendër votimi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka goditur me grushte shtetasin Barhi Meti, 44 vjeç, banues në fshatin Juban, Komuna Gur i Zi, me detyrë komisioner, përfaqësues i Partisë Demokristiane.
Si pasojë e konfliktit, Meti ka marrë dëmtime të lehta në fytyrë dhe trup, ndërkohë që mori ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal, Shkodër.
Nga shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Shkodër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Zamir Fusha, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme. Ai akuzohet për veprën penale "pengim i subjektit me dhunë apo mjete të tjera, për zgjedhjet në organet përfaqësuese”. /Start/
2011-05-08 15:23