E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wolfarth: Presim një ditë të qetë

“Kemi një numër të madh vëzhguesish që do të monitorojnë këto zgjedhje dhe presim që të kemi një ditë të qetë”, tha ai, nga Petrela, ku gjendet së bashku me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Ai apeloi që shqiptarët të dalin në zgjedhje dhe më pas të vazhdojnë normalisht jetën e tyre. “Siç e shihni, është një ditë e mirë jo vetëm për të votuar, por edhe për ta shijuar me familjet. Unë doja të përshëndesja gjithë komisionerët dhe gjithë policët që janë duke u ofruar shërbimin e tyre qytetarëve”, vijoi Wolfarth. /Start/

                                                                                             2011-05-08 13:41
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›