E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Pjesëmarrja në votime mbi 20%

Rezultatet ndryshojnë moment pas momenti.

KQZ: Pjesëmarrja në votime

Tiranë (12:30)– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur pjesëmarrjen në votime deri në orën 10:30 minuta të ditës së sotme në shumicën prej bashkive në vend.

Pjesëmarrja më e lartë në votime është shënuar në Gramsh, Peshkopi, Krujë, Librazhd dhe Pukë.

Pjesëmarrja më e madhe është vënë re në qytetin e Gramshit me 21. 4 %, ndërsa më e ulëta në qytetin e Sarandës me 7.1 %. Në kryeqytet pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 10:30 minuta ishte në zgjedhje 8.2 %.

Në qytetet e tjera ka qenë kjo, në Berat pjesëmarrja në zgjedhje 9.51%. Në Elbasan, 12.3%. Në Sarandë, 7.1%. Në Durrës 7.3%. Në Librazhd, 17.5%. Në Kamëz,10.5% Në Fier,9.1%, Në Krujë, 19.1%. Në Gramsh,  21.4%. Në Peqin, 17.1%. Në Kucovë,  8.9%. Në Bulqizë, 15.7%.

(fotoja tregon grafikun e pjesëmarrjes) /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-08 14:05
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›