E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Anëtari i LSI-së në KQZ, të vazhdojë detyrën

Gazeta Shqip

Bylykbashi: Nuk tërhiqemi. Manjani: Do të ndalojmë banditizmin

BE - Eksperti i Komisionit Europian, Nikolai Vullcanov, pritet që të mbërrijë sa më parë në Shqipëri për të vlerësuar çështjen e KQZ-së

Mimoza Haxhialiu

Eugen WollfarthAnëtari i LSI-së në KQZ mund të vijojë punën. Deklarata vjen nga kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth. Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve miratoi lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, ambasadori Wollfarth nga qyteti i Beratit ka vlerësuar se ende jemi në procesin e sqarimit të bazës ligjore mbi të cilën është ngritur kërkesa e PD-së, ndërkohë që ditën e hënë Kuvendi do të shqyrtojë çështjen. Wollfarth ka rikujtuar edhe një herë që KQZ-ja duhet të jetë një institucion apolitik. Nga njëra anë kemi vendimin e Komisionit që propozoi shkarkimin e anëtarit të LSI-së nga KQZ. Interpretimet janë të ndryshme, ky anëtar mund të vazhdojë punën e tij në KQZ. Jemi në procesin e sqarimit të bazës ligjore. Të hënën Kuvendi do të rishqyrtojë çështjen. Nuk duhet harruar që KQZ-ja është një komision apolitik dhe teknik, theksoi ambasadori Wollfarth.

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, ishte gjatë ditës së djeshme në qytetin e Beratit, ku zhvilloi takime me krerët vendorë, u njoh nga afër me situatën vendore parazgjedhore, ndërkohë që nuk munguan edhe deklaratat në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri zhvilloi fillimisht një takim me kryetarin e Bashkisë së Beratit,

Fadil Nasufi, ku u njoh me situatën parazgjedhore, procesin e listave të zgjedhësve, përcaktimin e qendrave të votimit etj. Më pas, gjatë një kontakti me mediat, ambasadori i OSBE-së u shpreh në lidhje me takimet që ai po ndërmerr në bashki të ndryshme të vendit, për tu njohur me situatën parazgjedhore. Me sa shoh është një progres i mirë, i arritur në bashki, sidomos kjo u pa gjatë vizitës që ne patëm në Bashkinë e Beratit. Shoh që përgatitjet parazgjedhore kanë shkuar mirë. Me sa kuptova tashmë janë krijuar KZAZ-të, janë gjetur vende për qendrat e votimit dhe për komisione të tjera të nevojshme. Nuk u vura në dijeni për ndonjë mosmarrëveshje apo për ndonjë problem që mund të kenë hasur. Me sa kuptoj është bërë një punë e mirë me listat e zgjedhësve, të cilat janë shumë më të sakta sesa kanë qenë në të kaluarën. Duke i bërë thirrje kasës politike shqiptare, por dhe qytetarëve para procesit zgjedhor, ambasadori u shpreh se duhet të jetë një dialog i hapur mes politikanëve dhe qytetarëve, tha kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë. Dy ditë më parë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe Bashkimi Europian, kanë përshëndetur tërheqjen e mazhorancës dhe kanë kërkuar respektimin e mandatit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

LSI dhe PS

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, deklaroi dje se nuk do të ketë asnjë ankesë ligjore dhe nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që PD-ja të arrijë të ndryshojë KQZ-në. Veprimeve banditeske do ti përgjigjemi në mënyrë tjetër, dhe asnjë mënyrë me kërkesë në Gjykatën Kushtetuese. Ne do ti referohemi gjithmonë ligjit, deklaroi Manjani dje për Vizion Plus. Nënkryetari i LSI-së deklaroi se kjo forcë politike është e hapur që të diskutojë për balancimin e komisioneve zonale dhe komisioneve të numërimit të votave, nëse kjo do të kërkohet dhe do të vendoset nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërkaq, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Oert Bylykbashi, i komenton ndryshe qëndrimet e ndërkombëtarëve, duke theksuar se ata kërkojnë të negociohet. Në një intervistë për Top Channel, Bylykbashi theksoi se ndërkombëtarët thonë diskutoni, por zoti Rama e injoron totalisht këtë pjesë dhe vazhdon me fantazinë e tij të sëmurë për të gjetur daljen nga kjo situatë që ka. Zoti Rama nuk po bën gjë tjetër, veçse po përzgjedh fraza të deklaratës dhe i shtrembëron ato për të çuar më tej idenë e tij, të marrë mazhorancën e KQZ-së dhe të të gjithë administratës, në mënyrë që ti marrë zgjedhjet, jo ti fitojë ato.

1

SHBA - Ambasada e SHBA-së, në një qëndrim të saj, theksoi se anëtarët e KQZ-së janë betuar dhe janë të detyruar që të kryejnë detyrat e tyre

2

BE - Zëdhënësi i komisionerit Fule deklaroi se anëtarët e zgjedhur të KQZ-së tashmë janë betuar të jenë si jo të njëanshëm dhe të pavarur

3

OSBE - Ambasadori i OSBE-së, Wollfarth, deklaroi se duhet shikuar baza ligjore dhe deri sa të bëhet kjo, Muho të vazhdojë detyrën

4

PD - Përfaqësuesi i PD-së, Oert Bylykbashi, deklaroi se PD-ja nuk do të tërhiqet dhe të hënën do të votojë në Kuvend ndryshimin e KQZ-së

Wollfarth: Anëtari i LSI-së në KQZ, të vazhdojë detyrën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›