Wollfarth: Ftesa e Ramës për debat publik, ide e mirë

"Ftesa e Ramës është ide shumë e mirë. Unë mbështes dhe mirëpres çdo ofertë që sjell dialog dhe mirëkuptim mes palëve. Është shumë e rëndësishme që të ketë dialog. Duhet të rinisë dialogu mes partive politike, dialog që duhet të zhvillohet në parlament dhe që duhet të përqendrohet tek reforma zgjedhore", u shpreh ambasadori Wollfarth në një prononcim për mediet të dielën teksa merrte pjesë në festimet për 20-vjetorin e rihapjes së ambasadës amerikane në Shqipëri.
Kryetari i opozitës, Edi Rama, në editorialin e radhës të publikuar në shtypin e sotëm ka kërkuar një përballje publike me Kryeministrin Berisha për paktin e tij me 10 pika për integrimin e vendit.
“Është koha kur Shqipërisë në udhëkryq i duhet një debat publik, ku Saliu dhe unë duhet të dalim të dy para shqiptarëve që përfaqësojmë dhe të ballafaqojmë ato që ata i dëgjojnë prej nesh veç e veç. Le të vijë e të m’i thotë në sy ato që flet gojështhurrur larteposhtë për bllokimin e vizave, bllokimin e integrimit, bllokimin e reformave dhe le ta debatojmë para shqiptarëve ofertën tonë, pikë për pike nga 1-shi tek 10-ta. Le të vijë e të m’i tregojë në sy para opinionit publik po të dojë të gjitha arritjet historike të demokracisë, drejtësisë, ekonomisë, nën udhëheqjen e vet legjendare dhe ta debatojmë para shqiptarëve sesa të lumtur i ka bërë njerëzit qeveria e tij në këta gjashtë vjet. Le të vijë e ta bëjë publike përballë meje kundërofertën e tij, natyrisht nëse e ka një të tillë për të kërkuar mirëkuptimin e opozitës që të mbushen gropat e thella që Shqipëria ka përpara në rrugën e integrimit. Jam gati të mbroj ofertën tonë, të tregoj me prova, fakte, shifra të vërtetën e keqqeverisjes së këtyre gjashtë vjetëve, të dëgjoj me vëmendje të plotë kundërofertën nëse kjo ekziston. Shqiptarët pastaj le të na dëgjojnë e gjykojnë”, shkruan Rama në editorialin e sotëm./Start/
2011-10-02 12:26