E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Paketa e PS-së nuk e zgjidh krizën

Sipas Gjinushit paketa është vetëm për t’i rikthyer opozitës disa të drejta të mohuara në sallën e parlamentit në këto vite.

“10 pikat janë vetëm për të kthyer në normalitet disa nga shtrembërimet që janë bërë në këto vite. Për të rifituar opozita disa të drejta të dhunuara, sigurisht që po të dhunohen të drejtat e opozitës, dhunohen parimet e demokracisë, prishet stabiliteti demokratik dhe as që bëhet fjalë për të ecur përpara. Pra, këto janë vetëm një hap. Por, dhe pori është kjo që nuk mund të zgjidhet kriza as te kthehet normaliteti me qeverinë që i ka shkaktuar, e cila tashmë ka hyrë në rrugën antiligj, antikushtetutë, antireformë dhe nuk del dot. Nuk mund ti kërkosh qeverisë më të korruptuar në Europë, të luftojë korrupsionin”, - tha Gjinushi.

Sipas Gjinushit, “nuk është opozita e majtë e kryesuar nga Edi Rama ajo që përmes bllokimit të ligjeve në Kuvend po bëhet pengesë serioze për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian”, porse këto janë vetëm akuza dhe Shpifje të Berishës. /Start/

                                                                                             2011-10-02 14:55
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›