E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Ne korrik raporti final i ODIHR-it

Pogradec

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth ka deklaruar se Kolegji Zgjedhor duhet te marre nje vendim te bazuar ne Kushtetute. Ai ka thene nga qyteti i Pogradecit ku ka qene ne nje takim me shoqerine civile se ka nevoje per reforma zgjedhore per te pasur nje proces te shpejte per sa i perket numerimit te votave dhe shpalljes se rezultatit megjithate sipas tij ky proces ne cdo rast duhet te jete korrekt. Wollfarth u shpreh se te gjitha procedurat paszgjedhore duhet te behen sipas ligjit dhe numerimi i votave sipas Kushtetutes se vendit. E rendesishme ne kete situate politike eshte Kodi Zgjedhor dhe kuadri ligjor. Procedurat paszgjedhore duhet te kryhen sipas ligjit dhe numerimi i votave sipas Kushtetutes. Duhet te kryhen reforma qe procesi zgjedhor bashke me numerimin dhe shpalljen e rezultateve te jene sa me te shpejta dhe te mos zgjaten ne kohe megjithate duhet qe ky proces te jete i sakte. Nga ana e tij Kolegji Zgjedhor duhet te marre vendime sipas Kushtetutes deklaroi ambasadori i OSBE-se ne Tirane. Diplomati gjerman qe drejton prezencen e Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe theksoi me tej se konkluzionet perfundimtare per zgjedhjet e 8 majit pritet te dalin nga raporti i OSBE-ODIHR-it ne korrik per te bere edhe vleresimin por edhe per te sugjeruar reformat. Ai do te zhvilloje disa takime edhe ne qytetin e Korces ku ka planifikuar gjate dites se neserme takime me autoritetet lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›