E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca transferohet sot ne Bruksel perplasja per zgjedhjet e Tiranes

Zhvillohet takimi nderparlamentar BE-Shqiperi per 12 prioritetet

Nis sot ne Bruksel takimi i perbashket i Parlamentit Europian dhe Shqiperise ku do te diskutohet mbi hapat e integrimit ne BE.

Ky takim merr nje rendesi te vecante per vete momentin kur zhvillohet dhe situata politike pas zgjedhjeve te 8 majit.

Dy takimet e meparshme deshtuan te prodhonin nje deklarate te perbashket per Shqiperine. Zyra e shtypit prane Parlamentit e quajti kete takim si te radhes duke mos dhene detajet e axhendes.

Tema kryesore e bisedimeve ne kete takim nderparlamentar do te jene 12 prioritetet e Bashkimit Europian per Integrimin e Shqiperise. Delegacioni i parlamentareve shqiptare perbehet nga 7 deputete nga majta po aq nga e djathta te cilet se bashku kane udhetuar mesditen e sotme drejt Brukselit. Nga grupi i deputeteve te majte verehen ndryshime. Anetaret socialiste te meparshem Arben Malaj dhe Ermelinda Meksi jane zevendesuar nga deputetet Sajmir Tahiri dhe Eduart Shalsi. Mbledhja do te drejtohet nga dy kryetaret Eduard Kukan kryetar i delegacionit per Ballkanin dhe Fatos Beja kryetar i delegacionit nga pala shqiptare. Sikurse edhe ne dy mbledhjet e meparshme ne Parlamentin Europian priten debate mes anetareve te delegacionit shqiptar ku padyshim per anetaret e majte kjo do te jete nje mundesi e mire per te shpalosur shqetesimet e tyre per rezultatin e ndryshuar ne KQZ   per Tiranen. Ndersa anetaret e mazhorances nje pjese te deshtimit ne plotesimin e 12 prioriteteve do tia faturojne bojkotit te gjate parlamentar te opozites qe coi ne mosmiratimin e disa prej ligjeve te rendesishme pjese e paketes se kushteve te Brukselit. Pjese e delegacionit drejt Brukselit eshte edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Ajo pritet te takohet edhe me komisionerin per Zgjerimin Stefan Fule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›