Tirana rikthehet ne KQZ per te certifikuar rezultatin dhe ndoshta serish ne Kolegj
Pas vendimit te djeshem te Kolegjit Zgjedhor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te nise menjehere punen e mbetur per Bashkine e Tiranes ne menyre qe te shpalle ne menyre perfundimtare kryetarin e Bashkise se Tiranes. Edhe ky proces nga ana procedurale do te kerkoje qe te shqyrtohen ankimimet e partive per ndonje parregullsi. Por sipas te gjitha gjasave vendimi per kryetarin do te merret me shpejtesi. Sipas Kodit ky vendim do te duhet te merret me shumice te cilesuar pra me 5 vota. Nese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arrin nje vendimmarrje per kreun e Bashkise se Tiranes atehere do te duhet qe ceshtja te kaloje serish ne Kolegj. Ne fakt ne Kolegjin Zgjedhor ka edhe nje kerkese per shqyrtim mbi rezultatin per kryetar te Tiranes edhe nga nje parti pjesetare e koalicionit me PS-ne. Nje parti e vogel e koalicionit te majte Partia e Pensionisteve ka ankimuar ne Kolegj vendimet e KQZ-se per rezultatin dhe votat e pavlefshme. Kerkesa e pensionisteve ka nje precedent komunat Kolsh dhe Shale. Ne te dyja keto njesi vendore eshte vendosur pavlefshmeri dhe perseritja e zgjedhjeve. Ne Komunen Kolsh diferenca mes dy kandidateve ishte pese vota nderkohe qe ne nje kuti votimi ishin gjetur tete vota me shume se sa njerez qe kishin votuar. Ne Tirane diferenca mes kandidateve ishte 10 vota. Pas rivleresimit te votave ne kutine e gabuar diferenca mes kandidateve u be 81 vota. Por vetem ne 117 kutite qe u rihapen nga KQZ-ja rezulton te kete 357 vota me shume se sa njerez qe kane votuar me 8 maj. Bazuar te precedenti Kolsh Kolegji eshte i detyruar qe ti jape te drejte Partise se Pensionisteve dhe te beje riperseritjen e zgjedhjeve. Nderkaq pas vendimeve te radhes per Kolegjin atehere Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te duhet te beje shperndarjen e mandateve per Bashkine e Tiranes kryetaret e minibashkive te cilet gjithsesi jane shpallur por edhe keshillat e 11 njesive bashkiake. Me pas do te perfundohet i gjithe procesi ne rang vendi deri ne shpalljen perfundimtare te rezultatit kohe e cila do te shkoje sipas te gjitha gjasave deri ne muajin korrik.
MandatetNderkaq gjate dites se djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bere shperndarje mandatesh ne disa bashki dhe komuna te vendit. Keshtu per Bashkine Kucove koalicioni i udhehequr nga PS Aleanca per te Ardhmen do te kete 15 keshilltare dhe koalicioni i udhehequr nga PD Aleanca per Qytetarin 10 keshilltare. Nderkaq ne Bashkine Koplik Aleanca per Qytetarin do te kete 9 keshilltare Aleanca per te Ardhmen 7 keshilltare dhe PBDNJ-ja 1 keshilltar. Ne Komunen Dajc opozita ka 5 keshilltare dhe mazhoranca 10 ne Komunen Rrethina ne Shkoder ku PS-ja ka fituar kryetarin edhe pse drejton si force e pare ne keshill mazhoranca ka 4 mandate me shume si pasoje e marrjes se 4 keshilltareve nga LSI-ja. Ne Bilisht mazhorances i takojne 12 keshilltare ndersa opozites vetem 5. Ne Komunen Qender Erseke mazhoranca ka marre 6 keshilltare ndersa opozita 6 ne Bashkine Erseke Aleanca per te Ardhmen ka gjithsej 9 keshilltare ndersa Aleanca per Qytetarin 6 keshilltare.