Kolegji Zgjedhor shqyrton kerkesen e PS-se pritet vendimi per Tiranen
Kolegji Zgjedhor vijon seancën e cila do të përcaktojë fatin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.
Pas një pushimi të shkurtër prej 20 minutash, Kolegji rinisi punën për shqyrtimin e padisë së PS-së.
Përfaqësuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Pasko, ka theksuar se vendimi i marrë nga KQZ-ja për votat në kutitë e gabuara është i drejtë.
Ajo hodhi poshtë si të pabaza pretendimet e Partisë Socialiste për mospërputhje votash. Paska ka kërkuar nga Kolegji të rrëzojë kërkesën e PS-së në lidhje me këtë çështje.
Trupa e përbërë prej 5 gjyqtarë u mblodh ne orën 10.00 për të shqyrtuar kërkesë padinë e bërë nga Partia Socialiste, që kërkon rrëzimin e rezultatit prej 81 votash me shume për Lulzim Bashën dhe shpalljen e Edi Ramës, fitues me 10 vota, si doli pas mbylljes se numërimit.
Ndërsa PS-ja kundërshton vendimet e KQZ-së.
Relatore e çështjes është Dhurata Haveri. Anëtarë janë Sashenka Jonuzi, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja.
Më 3 qershor, Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen mbi ankesën tjetër të paraqitur nga PS-ja për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, që nxjerr kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues të garës për Bashkinë e Tiranës, me 81 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama.