Beteja per Tiranen sot vendimi perfundimtar nga Kolegji Zgjedhor
Beteja për Tiranën, në garën për kreun e Bashkisë pritet të përfundojë sot, kur Kolegji Zgjedhor të japë vendimin përfundimtar.
Sot në orën 10, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesë-padinë e re të paraqitur nga Partia Socialiste, ku pas rrëzimit të dy ankimimeve të para, këtë herë socialistët kërkojnë gjykimin në themel të çështjes që lidhet me fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara.
Në kërkesë-padinë e tretë të depozituar në Kolegj disa ditë më parë, socialistët shprehen ndër të tjera se KQZ-ja, me hapjen e kutive për numërimin e fletëve të votimit që ndodheshin në kutitë e gabuara, ndryshoi tabelat e grupeve të numërimit, sipas tyre, në kundërshtim flagrant me ligjin.
PS-ja ankohet gjithashtu edhe për faktin se në fund të procesit të rinumërimit dhe ndryshimit të tabelave, rezultojnë 357 fletë votimi më shumë se sa votues, ndërkohë që edhe konsiderimi si të vlefshëm i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara bie në kundërshtim me përcaktimet e kodit zgjedhor, pretendon opozita.