E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Presidenti i ri te zgjidhet me konsensus

Ambasadori i OSBE-se

Ambasadori i OSBE-se Eurgen Wollfarth deklaroi dje ne nje interviste televizive se palet politike ne vend duhet te gjejne konsensus sa i perket zgjedhjes se Presidentit te ri ne vend. Sipas Wollfarth vete Kushtetuta e kerkon kete duke parashikuar qe ne tre raundet e para te saj te perdoret nje shumice e cilesuar votash. Mendoj se Kushtetuta flet qarte ne lidhje me kete pike pra qe ne tre raundet e para te votimit nevojitet nje shumice e cilesuar votash. Kjo do te deshmonte
konsensusin e paleve dhe prandaj dua ta ritheksoj ate qe e shpreha me heret ne forme ftese kerkoni sa me intensivisht qe te jete e mundur per nje apo disa kandidate te mire deklaroi Wollfarth duke theksuar se ne kete menyre nuk do te kete nevoje qe te shkohet ne raundin e katert te votimit i cili eshte parashikuar te behet me nje shumice te thjeshte. Ne kete kuader ai theksoi se kishte shume rendesi qe kandidati i zgjedhur per kete proces te ishte konsensual dhe i pranuar nga te gjithe. Nga ana tjeter ambasadori i OSBE-se theksoi se Presidenti i ardhshem i vendit duhet te ishte nje burre ose nje grua pa qene nevoja te kishte probleme por kishte shume rendesi qe personi qe do zgjidhej te kishte staturen e duhur per kete post dhe te kishte nje qendrim te pavarur mbi palet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›