E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: ‘Birra Korça’ shembull investimi

KORCË- Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth realizoi pasditen e sotme një vizitë në ambientet e ‘Birra Korca’. Ambasadori i OSBE takoi pronarin e ‘Birra Korca’, Irfan Hysenbelliu.

Wollfarth vlerësoi punën e biznesit të birrës Korca si një shembull investimi, ndërkohë që theksoi se kombinimi punë- njohuri krijon komkurrencën.

“Është inkurajuese kur shoh cilësinë e lartë te investimit. ‘Birra Korça’ është shembull investimi. Kjo është rruga që duhet ndjekur në të ardhmen. Kombinimi punë-njohuri krijon konkurrencën”,- deklaroi Wollfarth.

Pronari i ‘Birra Korcës’ Irfan Hysenbelliu u shpreh se së shpejti mendohet të organizohet një tryezë e përbashkët me ambasadorin. Hysenbelliu nënvizoi se është fat që ambasadori ka dhënë mesazhe të qëndrueshme komunikimi dhe vlerësimi.

“Është fat që kemi një ambasador që jep mesazhe të qëndrueshme komunikimi dhe zhvillimi. Së shpejti do organizojmë një tryezë të përbashkët me biznesin dhe ambasadorin”,- theksoi pronari i ‘Birra Korca’.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›