Vasili: Dhuroni gjak për njerëzit në nevojë!
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë apeloi sot për të gjithë qytetarët për dhurimin vullnetar të gjakut në ndihmë të njerëzve në nevojë për këtë produkt jetik. Apeli i strukturave shëndetësore vjen në prag të Ditës Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, 14 qershorit.
Gjatë një konference për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se “aktualisht sistemi ynë ofron garanci të plota për standardet e gjakut, por ne kemi nevojë edhe për sasi më të mëdha gjaku. Për këtë, gjejmë rastin që edhe njëherë të apelojmë publikisht tek qytetarët, grupet civile, media dhe aktorët e tjerë në shoqëri, për të mbështetur, promovuar dhe të marrë pjesë në procesin e dhurimit vullnetar të gjakut”.
Sipas tij, gjatë periudhës së verës vërehet edhe një fenomen tjetër që rrit shumë nevojat për gjak, të cilat janë aksidentet automobilistike. “Kjo rritje e nevojshme dhe vazhdimi normal i kërkesave për gjak për sa i takon pacientëve me anemi kronike, e paraprirë nga ulja e sipërpërmendur e dhurimeve, bën që pamjaftueshmëria në gjak të bëhet akoma më e ndjeshme gjatë periudhës së verës”, tha Vasili.
Ndërkohë, ai bëri me dije se në Forumin Evropian të ministrave të Shëndetësisë mbajtur ne mars te ketij viti në Andorra, arritjet e Shqipërisë në fushën e transfuziologjisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka cilësuar histori suksesi, ku është konfirmuar dhe një herë mbështjetja e OBSH për Shqipërinë.
Duke u ndalur në dhurimin vullnetar të gjakut, Vasili theksoi se një nga shifrat më impresionuese, krahas rritjes së numrit të dhurimeve, është dhe ndryshimi i strukturës së dhuruesve të gjakut. “Nëse në vitin 2005, rreth 80 për qind e sasisë së gjakut sigurohej nga dhurues me pagesë, sot vetëm 19 për qind e kësaj sasie sigurohet nga këto dhurues", tha ai.
“Qe nga fillimi i 2010 nuk është regjistruar asnjë dhurues i ri me pagesë në bankat e gjakut dhe grupi që përbën 19 për qind-shin janë dhurues të vjetër. Tashme ne fushen e dhurimit te gjakut jo vetem qe eshte ritur numri i dhuruesve vullnetare te gjakut, por ne numerojme sot dhe 130 dhurues gjaku te rregullt vullnetare pa pagese”, tha Vasili, ndërsa shtoi se gjate vitit te kaluar numri i dhuruesve vullnetare ishte 5000 dhe objektivi yne eshte qe keta dhurues vullnetare t'i kthejme ne dhurues te rregullt pa pagese gjaku.
Ministri Vasili shpërndau çertifikata mirënjohje edhe për disa dhurues vullnetarë, në shenjë mirënjohje për aktin human të tyre, por edhe nxitjeje për qytetarët.