E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Zgjedhja e presidentit nga maxhoranca, veprim demokratik

Ambasadori i OSBE, Ëolfarth i pyetur dje ngë Ora Neës për mënyrën e zgjedhjes ë presidentit të ri më korrikun e 2012-ës dhe qëndrimet e palëve të përfshira, tha se “Kam respekt për presidentin Topi dhe është shumë e rëndësishme deklarata e tij. Do të thotë se nuk kemi një zgjedhje të përgjithshme, s`do të ketë fushatë. Gjërat s`duhet të jenë në kontraditë me njëra- tjetrën. Kandidatura për President duhet të jetë një person i aftë për të punuar mbi palët, një person i respektuar, një shembull. Në politikën e Shqipërisë nuk është e lehtë të gjendet një person i tillë, por as e pamundur. Kushtetuta është e qartë, por duhen harxhuar shumë energji për gjetjen e një personi për këtë post.” I pyetur se pas raundit të tretë Kushtetuta e përjashton Presidentin konsensual dhe në dy të tjerët ai mund të zgjidhet me 71 vota, Wolfarth tha se “Jo tamam, por përsëri i takon mazhorancës dhe është veprim demokratik”. Ndërkaq Ëollfarth ka bërë dje apel ndaj gjithë partive politike në vendin tonë që të japin kontributin e tyre për përmbushjen e reformës zgjedhore. Ai ka bërë thirrje që puna e çdo force politike të fokusohet në përmirësimin e Kodit Zgjedhor. Lidhur me këtë çështje, ambasadori i OSBE-së u shpreh se një sistem zgjedhor sa më solid dhe i qëndrueshëm është me rëndësi të madhe për vendin. Duke u ndalur pikërisht në këtë pikë, Ëollfarth i konsideron si legjitime kërkesat e partive të vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor në këtë rast. Ambasadori Ëollfarth nënvizoi se nuk duhet të bëhen ndryshime të shpeshta të sistemit, duke iu referuar këtu ndryshimeve që u bënë në vitin 2008. “Një sistem i qëndrueshëm zgjedhor është me shumë rëndësi për vendin. Unë mendoj se kërkesat e partive të vogla janë legjitime, e si të tilla duhen respektuar. Por gjithsesi, vendimi mbetet në dorë të klasës politike”, - tha ambasadori. Dimë tashmë që partitë e vogla kanë kërkuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, lista të hapura, numërim elektronik dhe korrektim kombëtar të sistemit aktual zgjedhor. Por nga ana tjetër, kryeministri Berisha, pa nënkuptime dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ka shprehur vendosmërinë për të mos ndryshuar asnjë detaj nga sistemi zgjedhor aktual dhe aq më pak për të vënë në dispozicion lista të hapura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›