E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Zgjedhjet shenues kyc i procesit



Kodi zgjedhor si dhe zgjedhjet vendore kane qene ne qender te diskutimeve mes kryetarit te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Ambasadori Eugen Wollfarth dhe Zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta. Gjate nje takimi mes ministrit Meta dhe Eumlollfarth u diskutuan lidhur me ceshtjet politike aktuale duke u perqendruar te Kodi Zgjedhor. Duke folur per zgjedhjet e qeverisjes vendore Eumlollfarth theksoi se keto zgjedhje do te jene nje shenues kyc i procesit ne vijimesi te reformave ne vend.

Tani qe me pak se shtate muaj na ndajne nga Dita e Zgjedhjeve nevoja urgjente per pergatitje te hershme administrative sipas rekomandimeve te fundit te OSBE/ODIHR-it eshte me e madhe se kurre. Te gjitha palet politike i kuptojne detyrat e tyre per te vepruar ne interesin kombetar duke perdorur te gjitha mekanizmat institucionale ne dispozicion vecanerisht Kuvendin per te diskutuar miratuar dhe zbatuar reformen zgjedhore tha Eumlollfarth pas takimit.

Eumlollfarth theksoi se pret me kenaqesi te punoje me Qeverine ne frymen e vazhdueshme te vullnetit te mire partneritetit dhe mirebesimit. Ai premtoi se Prezenca do te vazhdoje ti perqendroje burimet e saj ne zbatimin e projekteve te medha te drejtuara nga rezultatet duke marre parasysh perparesite e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›