Kantrimen Kosova eshte vendi qe ka ndryshuar me shume se te gjithe te tjeret ne rajon
Ne nje interviste dhene per Zerin e Amerikes Tom Kantrimen i sapo emeruar ne postin e zevendes ndihmes sekretarit te Shtetit per Evropen thote se ne 10 vitet e fundit ka pasur nje perparim te jashtezakonshem ne vendet e Ballkanit jo vetem ne zhvillimet e brendshme dhe marredheniet dypaleshe por edhe ne menyren e tyre te te konceptuarit duke iu larguar armiqesive dhe duke shikuar drejt te mundshmes. Tom Kantrimen tha se ka ende sfida per kete rajon.
Keto deklarata Kantrimen i dha ne nje aktivitet te organizuar nga Fondi Gjerman Marshall ne Washington per te analizuar zhvillimet e 10 viteve te fundit ne Ballkan.
Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Evropen permendi viziten qe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton beri ne Ballkan si kujtese per rajonin dhe boten se Shtetet e Bashkuara mbeten te angazhuara dhe te perkushtuara per te perfunduar punen e nisur ne Evropen Juglindore per realizimin e aspiratave te shoqerive demokratike dhe integrimit euro-atlantik.
Zoti Kantrimen i cili beri komente per secilin nga vendet e rajonit ku vleresoi perparimin ne Shqiperi te cilin ai e quajti dramatik perfshire anetaresimin ne NATO dhe kontributin ne stabilitetin e rajonit permes nje politike te jashtme te pergjegjshme. Megjithate ai permendi edhe sfidat.
Besoj se te gjithe ne jemi te nje mendjeje se Shqiperia akoma nuk e ka arritur fuqizimin e qendres demokratike aftesine per te pasur nje sistem politik te qendrueshem ne te cilin partite bashkepunojne per te miren e te gjithe popullates. Nje nevoje e tille eshte nenvizuar nga nje kriza parlamentare ne Shqiperi.
Zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit tha se shpreson qe kjo situate te kapercehet dhe qe normaliteti politik te vendoset ne Shqiperi.
Countryman ka folur edhe per Kosoven vendi qe sipas tij ka arritur progresin me te madh ne rajon.
Zoti Kantrimen tha se Kosova eshte vendi qe ka ndryshuar me shume se te gjithe te tjeret ne rajon gjate 10 viteve te fundit si nje demokraci e re dhe nje vend i ri i pavarur. Ai tha se vendi ka shume pune per te bere si cdo vend i ri shume-etnik persa i takon zhvillimit te institucioneve .
Megjithate sic e pa edhe Sekretarja e Shtetit gjate vizites se saj ky eshte nje vend i ri me nje krah pune ne moshe te re dhe energjike me nje kushtetute qe eshte po aq e perparuar persa i takon mbrojtjes se te drejtave te pakicave sa edhe cdo kushtetute ne Evrope dhe me vendosmerine e udheheqjes se saj per te formuar nje shoqeri demokratike Kosova ka nje potencial te jashtezakonshem citoi Countryman.
Zoti Kantrimen vleresoi perparimin e realizuar nga Serbia dhe tha se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin aspiratat e saj Euro-Atlantike. Ai tha se vendosja e nje dialogu mes Kosoves dhe Serbise eshte nje nga sfidat kryesore ne rajon. Zoti Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara kane besim se Bashkimi Evropian do ta drejtoje dialogun ne menyre te tille qe te jape rezultate.
Ne nje menyre qe e ben te qarte se nje dialog mes Kosoves dhe Serbise nuk eshte nje ndeshje basketbolli nuk eshte nje loje pokeri nuk eshte nje loje ku do te kete nje fitimtar dhe nje humbes. Eumlshte nje proces qe duhet te jete praktik me imagjinate qe duhet te jete edukativ per te dyja palet.
Ai tha se megjithese mund te mos jete nje proces i shpejte Shtetet e Bashkuara kane besim tek rezultati perfundimtar qe do te arrihet.
Persa i takon Maqedonise zoti Kantrimen tha se ka ende pune per te bere per te zbatuar plotesisht frymen e marreveshjes se Ohrit. Ai tha se shpreson qe te zgjidhet se shpejti ceshtja e emrit me Greqine qe te mundesohet anetaresimi ne NATO.