E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth i uron politikës “fat” në reforma!

“Politika konstruktive është gjëja më e mirë që mund të kemi në kohë paqësore dhe pikërisht këtë doja të shihja në një ditë të bukur si kjo", tha ai nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve.  

"Ne si prezencë e OSBE-së kemi bërë një punë shumë të madhe për të kërkuar mbarimin sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke pasur parasysh të gjitha aspektet e reformës, si reformimin e kodit zgjedhor. Kjo reformë është pjesë e një agjende më të gjerë reformash, si reforma në gjyqësor apo reforma parlamentare, si dhe aspekte të brendshme të këtyre reformave", tha Wollfarth.

Sipas tij, “këto reforma janë vendimtare për qëllimin e rëndësishëm të Shqipërisë si shtet dhe është shumë e rëndësishme që të punohet për to hap pas hapi për përfundimin me sukses të tyre". "Prezenca e OSBE-së qëndron plotësisht e gatshme për të mbështetur reformat. Madje shumë shpejt do të kemi dhe një workshop të rëndësishëm në këtë kuadër. Jemi të gatshëm për të ndihmuar dhe kam shumë besim se progresi do të arrihet”, theksoi Wollfarth.  /Start/

                                                                                             2012-03-22 13:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›