Seal: E dua shumë Heidin, ndaj martohem çdo vit me të
"Një pakt sekret dhe i pathyeshëm: ja si jetohet në një familje me dy yje". I ulur në një divan të bukur në shtëpinë e tij, Seal flet me një zë të ëmbël, që sa herë e dëgjon duket se të "përkëdhel" veshët. "Pakti në të vërtetë është një skemë e thjeshtë për çështjet që kanë lidhje me ata vetë dhe fëmijët. Në çdo rast duhet të gjejnë çastin dhe mënyrën për të qenë të gatshëm për t‘i zgjidhur në çdo kohë. Pas mbarimit të punës, destinacioni tjetër është shtëpia dhe kujdesi për katër fëmijët. Përbërësi i fundit i recetës për një jetë të qetë është që t‘i mbash gazetat e thashethemeve të paktën 100 metra larg shtëpisë".
Anglez, me origjinë nigeriane, 46-vjeçari Seal, pavarësisht 15 milionë disqeve të shitura dhe tri çmimeve "Grammy" të fituara, është një njeri i thjeshtë, por mbi të gjitha i dashuruar. Madje, edhe CD e tij e fundit nën emrin "Soul" është fryt i një udhëtimi romantik natën me makinë nën shoqërinë e gruas dhe bukuroshes së "Victoria‘s secret", Heidi Klum. "Po ecnim pa asnjë destinacion të caktuar një natë në një autostradë gjigante kaliforniane. Si kolonë zanore kishim klasikët si James Brown dhe Otis Redding. Në një farë pike na kapi melankolia dhe mendova: Ja, si këto janë këngët e ardhshme që dua të incizoj". Në raportin me median ai është më i rezervuar, ndryshe nga Heidi që nuk lë vend pa e përmendur bashkëshortin e saj të dashur. E ftuar në një televizion ajo pati thënë se "ai është një njeri i jashtëzakonshëm", ndërsa në një revistë femërore tha se në momentet hot buzët e bashkëshortit të saj merrnin një shije çokollate, ndërsa në fund të rrëfimit pranoi se mendon për të gjatë gjithë ditës. Deklarata të ëmbla, por shumë herë më të lehta se ajo që top modelja e ftuar me të shoqin në "Oprah Winfrej show" pati treguar: "Nga ky njeri më pëlqyen pantallonat e ngushta pas trupit që nuk i linin asgjë imagjinatës. Por ai me sa duket nuk e kuptonte këtë dhe lëvizte i qetë nëpër hollin e një hoteli me pesë yje në Nju Jork". A ndiheni në siklet pas kësaj që tha Heidi, e pyeti Oprah Seal-in? "Jo. Heidi është një grua e lirë që dëshiron të flasë hapur për veten dhe bashkëshortin e saj. Në atë që thotë ka vetëm pasion të sinqertë". Megjithatë, një tjetër detaj e bën më të bukur jetën e tyre në çift. Thuhet se në maj të 2009-ës Seal dhe Heidi do të martohen për herë të katërt, pikërisht në të njëjtin vend ku vunë unazat në vitin 2005, në Costa Cayers në Meksikë, një enklavë ekskluzive vetëm për të famshmit me një llogari marramendëse në bankë. "Do të jetë një ceremoni e bukur në një plazh të shkretë me një grup të ftuarish, të cilët do të vijnë përmes detit. Është një rast i mirë për ta organizuar festën dhe për t‘u takuar sërish me miqtë e vërtetë". Fjalët e Seal janë ato të një njeriu të lumtur, të një njeriu që ka luftuar shumë për të arritur lumturinë në jetë. "Nuk e harroj kurrë që kam qenë një djalosh që i përkiste klasës punëtore, njeri që ka jetuar në një shtëpi të rrënuar, i cili nuk kishte as banjë. Unë shkoja të urinoja jashtë nëpër lugina. Mendoj gjithmonë për atë periudhë të jetës sime edhe tani që kam një shtëpi në Beverly Hills dhe në krah një bashkëshorte si Heidi. Por, edhe pse ajo është një top modele me famë botërore, mbetet një vajzë e thjeshtë dhe e këndshme. Nuk do ta pranoja të jetoja me një femër që ishte si kukull dhe që nuk di të bëjë asgjë tjetër". Në fakt, në banesën e tyre në Kaliforni, Seal dhe Klum kalojnë vërtet pak kohë. Gjithsej rreth 100 ditë në vit. "Bëjmë një jetë të komplikuar dhe sfida jonë është që të qëndrojmë sa më shumë bashkë. Shpesh takohemi në Londër ose në Paris vetëm për disa orë. E adhuroj Evropën dhe zakonet e saja, por më duhet të pranoj se për ne Amerika qëndron në vend të parë. Nuk jam një gjeni dhe as një ëndërrimtar, por për momentin SHBA-ja është vendi i vetëm në botë ku ëndrrat realizohen. Zgjedhja e Barak Obamës është prova më e mirë që tregon se demokracia nuk është vetëm një fjalë boshe. Pas 20 vjetësh që merret me muzikë, Seal ka mësuar të përballet edhe me problemet me të cilat ndeshet në punën e tij: "Zilit, depresioni se përse një disk nuk u shit aq sa duhej, yjet e rinj dhe kriza e tregut diskografik nuk ma turbullojmë më jetën. Duke u rritur e kupton se nuk mund të kontrollosh gjithçka dhe nuk mund ta ndryshosh vërtet rrjedhën e gjërave. Një karrierë nuk është përgjithmonë. Ka edhe gjëra më të rëndësishme".
Njohja
Ajo që një modele dhe një yll muzike mund të bëjnë së bashku nuk përbën ndonjë lajm për në faqe të parë, por ajo çka e bën këtë lidhje kaq të pazakontë është mënyra se si ata e kanë njohur njëri-tjetrin, pavarësisht diferencave të mëdha në të kaluarën. Kur ata u takuan, Heidi ishte shtatzënë me menaxherin e famshëm të "Renosë", Flavio Briatore, megjithëse lidhja e tyre nuk funksiononte prej kohësh. Por shumë shpejt, edhe pse 40 vjeç, Seal do ta shihte vetën të përfshirë në një lidhje të re. "Thjesht ‘përfshiva‘ gjithë veten time në këtë lidhje. Kur i tregova nënës sime (njerkës) se kisha takuar Heidin, ajo më tha që sapo doja të të thosha që të adoptoje një fëmijë. Ishte diçka që dukej se ishte nisur për t‘u bërë", thotë ai. Seal e pa Heidin për herë të parë në vitin 2003 në "GQ Awards" në Londër, ku do të merrte çmimin e parë, pasi ishte shpallur si "Femra e vitit". "Ajo kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm dhe kishte një buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Më kujtohet që sapo e pashë thashë me vete: ‘Ai që del me këtë vajzë është vërtet një djalë me fat‘", tregon Seal. Megjithatë, ai ishte larguar pa pasur guximin që të fliste me të. Tri javë më vonë ndodhej në Nju Jork dhe kishte qëndruar në hotelin "The Mercer". Meqenëse e priste një natë e gjatë, kishte vendosur të shkonte në palestër. Pasi u kthye në hotel e pa sërish Heidin. "Po mundohesha të largohesha prej saj, sepse isha gjithë djersë dhe nuk ndihesha mirë ashtu siç isha", kujton ai. Por Heidi nuk e la të ikte. Ashtu me rrobat e palestrës dhe me pantallonat e shkurtra e kishte goditur drejt e në zemër. Ishte ajo e para që e ftoi për pica, ndërsa Seal nuk mendonte se modelja bukuroshe donte të kishte me të një lidhje që i kalonte kufijtë e miqësisë. "Nuk e kisha idenë që ajo më pëlqente", tregon Seal. "Unë mendoja se po i jepja atij shenja të qarta se më pëlqente. Megjithatë ai e pranoi ftesën time për pica, ndaj mendova se edhe ai më pëlqente", vazhdon Heidi. Ajo që e vuri pak në vështirësi lidhjen e tyre ishte fakti se Heidi sapo kishte zbuluar se ishte shtatzënë me Flavio Briatoren. "Kjo ishte diçka e paplanifikuar. Mendoj se ajo vërtet ka pasur një lidhje me Flavion, por ata nuk e donin njëri-tjetrin".