Woody Allen fiton çmimin Writers Guild

Regjisori i njohur Woody Allen ka fituar çmimin për skenar origjinal në Writer's Guild awards për komedinë e tij romantike ‘Midnight in Paris’.
Çmimi për skenarin më të mirë të adaptuar shkoi te Alexander Payne, Nat Faxon dhe Jim Rash për ‘The Descendants’.
Shpërblimet televizive shkuan te ‘Modern Family’, ‘Breaking Bad’ dhe ‘Homeland’.
Votuesit shpërblyen regjisorin e ‘The Help’ Tate Taylor me një çmim special me të cilin vlerësohet puna që mishëron shpirtin e lirive dhe të drejtave civile.
Taylor u tha gazetarëve se filmi ka qenë një ‘vepër e dashurisë’ dhe se suksesi i tij ka qenë ‘fantastik’.
“Është adaptimi im i parë, që mendoj se ka qenë bekim”, tha regjisori, i cili skenarin e tij e ka bazuar mbi romanin bestseller të shkrimtares Kathryn Stockett.